Bashkimi Evropian përmes një komunikate për media ka bërë të ditur agjendën e takimit për dialogun në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili pritet të mbahet më 15 qershor.
Nëpërmjet një komunikate për medie, BE bën të ditur se para takimit Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrell, do deklarohen për medie nga ora 08:20, derisa pas takimit, i cili pritet të përfundojë rreth orës 13:00, do dalë në konferencë Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajçak, transmeton arbresh.info
“Do të ketë një deklaratë për media nga Përfaqësuesi i Lartë në fillim të takimit në 8:20 dhe një deklaratë për media nga Përfaqësuesi Special i BE pas përfundimit të takimit (rreth orës 13:00)”, thuhet në komunikatën e BE’së.
Të martën, më 15 qershor do të mbahet takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel. Një prej temave më të nxehta të jetë marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur jo në përputhje në shumë pika me aktin më të lartë normativ të vendit.
Kurti ka deklaruar se “nuk do të ketë një Asociacion njëetnik”, ndërsa Vuçiq tha se “Kurti nuk ka nevojë të vijë aspak në Bruksel”, në qoftë se nuk do të flasë për Asociacionin./arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës