Këshilli i Bashkimit Evropian ka marrë vendim për t’ia zgjatur mandatin Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX).
Kjo u bë e ditur në një vendim të publikuar të enjten.
Aty thuhet se vendimi i miratuar më 2023 për vazhdim të mandatit të EULEX-it deri më 2025 ndryshohet, për të theksuar se mandati i këtij misioni vijon deri më 14 qershor, 2027.
“Më 5 qershor 2023, Këshilli miratoi Vendimin (CFSP) 2023/1095 (2), duke ndryshuar Veprimin e Përbashkët 2008/124/CFSP dhe duke zgjatur Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX KOSOVO) deri më 14 qershor 2025. Në kontekstin e rishikimit strategjik të EULEX-it, Komiteti Politik dhe i Sigurisë ra dakord që Misioni të zgjatet deri më 14 qershor 2027”, u tha në këtë vendim.
Këtë vendim e paralajmëroi kohë më parë Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së, gjatë vizitës që bëri me 23 maj në bazën e EULEX-it në Mitrovicë.
Ajo çmoi shumë punën që bëjnë pjesëtarët e kësaj trupe të Unionit.
Sipas saj, një Kosovë e sigurt dhe përparimtare, është qenësore për sigurinë e gjerë në Evropë.
Udhëheqësi i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Mentor Vrajolli pati thënë për Klan Kosovën se te vendimi për zgjatjen e mandatit të EULEX-it, që është reaguesi i dytë në çështjet që lidhen me sigurinë në vend, ka edhe politikë
Sa do t’i kushtojë BE-së ky 2-vjeçar i EULEX-it?
Për stafin e këtij misioni, por edhe për punën e tij që e bën me Gjykatën Speciale në Hagë, BE-ja ka ndarë një buxhet prej mbi 170 milionë euro.
“Shuma financiare referente e parashikuar për të mbuluar shpenzimet e misionit të EULEX-it në Kosovë nga data 15 qershor 2025 deri më 14 qershor 2027 është 170 866 980 euro. Nga kjo shumë, 64 492 980 euro janë të destinuara për mbulimin e shpenzimeve të EULEX-it në zbatimin e mandatit të tij në Kosovë, ndërsa 106 374 000 euro janë të destinuara për mbështetjen e procedurave gjyqësore të zhvendosura brenda një Shteti Anëtar”, u tha në vendimin e Këshillit të BE-së.
EULEX, që nisi punën në Kosovë më 2008, tani zbaton mandatin e tij përmes Shtyllës për Monitorim dhe Shtyllës Mbështetëse për Operacione.
Ky mision, mes tjerash e ndihmon edhe Gjykatën Speciale në Hagë, me mbështetje logjistike dhe operacionale në pajtueshmëri me legjislacionin përkatës të Kosovës.
Aktualisht, shef i EULEX-it është gjeneral majori i karabinierëve italianë, Giovanni Pietro Barbano.
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...
Përparim Rama uron Kurban Bajramin: Paqe, harmoni dhe begati...
Reali merr vendim, do t’i vazhdohet kontrata veteranit...