Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka përuruar të mërkurën një palestër të re sportive në Zveçan, e cila u financua nga Bashkimi Evropian me një investim prej 2.5 milionë eurosh, duke synuar rininë, përfshirjen dhe zhvillimin e komunitetit.
Kjo paletës bashkëkohore, siç thuhet në njoftimin për media, është e projektuar për basketboll, hendboll, volejboll dhe aktivitete të tjera, duke ofruar “hapësirë ku të rinjtë nga të gjitha komunitetet mund të mblidhen, të ndërtojnë miqësi dhe të zhvillojnë aftësi të punës në grup”.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i qëndrojë për krah Kosovës dhe të gjitha komuniteteve të saj, duke mbështetur reforma dhe duke investuar në projekte që sjellin përmirësime të prekshme në jetën e njerëzve dhe i ndihmojnë Kosovës të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha Orav.
Në fund të njoftimit ambasadori i BE-së e uron komunën dhe komunitetin e Zveçanit për këtë sallë sportesh. “Si partneri më i fortë dhe më i besueshëm i Kosovës, mezi presim ta shohim këtë palestër sportive të mbushur me energji, ambicie dhe lojë të ndershme”, ka deklaruar Orav.
Lëvizja Vetëvendosje e propozon Glauk Konjufcën për presiden...
Raportohet se seanca për zgjedhjen e presidentit mbahet sont...
Mbappe në garë me kohën për Cityn, Bellingham kërkon mendim ...
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president
Sonte nis faza e katërt në elitën e basketbollit kosovar, lu...
Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi m...