Policia e Kosovës ka kryer mbrëmë ( e enjte) një bastisje në fshatin Banjskë dhe në Lozhistë.
Policia ka treguar se çka ka gjetur nëpër shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve.
Nga raporti mësohet se atje janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës
“Mitrovice Veri – 10-29.12.2022. Më datë 18.01.2024 Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Njësitet relevante janë duke u marrur me rastin./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...