Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka dhënë detaje rreth aksionit e së mërkurës në disa agjenci shtetërore në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj.
Sipas policisë, nga ky aksion kanë arrestuar tre burra dhe dy gra për keqpërdorim të autoritetit zyrtare, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa si prova materiale janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.
“Prishtinë / 2022-2024 – NN. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, më urdhër dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë kryer bastisje në Prishtinë, Suharekë dhe Ferizaj me ç’rast janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra kosovarë. Si prova janë sekuestruar dy kompjuterë, pesë telefona mobil, një USB dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Policia deklarohet: Bastisje po kryhen edhe në Ferizaj e Shtime lidhur me dyshimet për keqpërdorime
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje