Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se gjatë një bastisjeje të zhvilluar në veri të vendit janë gjetur sasi të konsiderueshme municionesh, armësh dhe uniformash gjatë një bastisjeje të zhvilluar në veri të vendit.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka ndarë pamje nga materialet sekuestruara, të cilat, sipas tij, ishin fshehur në një ahur.
Sveçla bëri të ditur se mes uniformave të gjetura kishte ato të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, por edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Ky është municioni, armët dhe uniformat që janë gjetur sot gjatë nje bastisjeje në veri të vendit. Këto të gjitha janë gjetur të fshehura nën një ahur. Përveç uniformave të ushtrive të Serbisë dhe Rusisë, në këto dëshmi shihen uniforma të ushtrive të ShBA-ve dhe asaj Britanike dhe ky fakt shpërfaq planet dhe skenarët ogurzi për të kryer krime e sulme dhe për të fajësuar shtete të tjera.”, ka shkruar ai.
“Çdokush që tenton të cenojë rendin kushtetues, sigurinë e vendit, nuk do të mund t’i ikë ndëshkimit. Republika e Kosovës, forca e ligjit të drejtë në shtetin tonë demokratik do të ngadhënjejë”, ka shkruar Sveçla./Arbresh.info/
Dixon: S’mund të injoroni se çfarë ka bërë Serbia, sikur kan...
Avokati i Veselit: Përfundimi i këtij rasti do jetë sukses p...
Kiana Kryeziu garon sot në Lojërat Olimpike Dimërore
Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen...
Pas dorëheqjeve, KQZ dërgon për dekretim 18 emra të rinj për...
Kurti: Kabineti i ri qeveritar i ka parakushtet të jetë më i...