Policia e Kosovës, ka njoftuar se Sektori Qendror i Hetimeve i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pasi ka përdorur masa të fshehta teknike të hetimit, në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhëresës të gjykatës, më 26.02.2020 ka realizuar një operacion policor, transmeton arbresh.info.
Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokal, aty janë identifikuar dhe arrestuar pesë te dyshuar (dy meshkuj dhe tri femra) nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale: ‘Mundësim ose detyrim në prostitucion’, ‘Ofrimi i lokaleve për prostitucion’ dhe ‘Bashkëkryerja’.
Të dyshuarit e arrestuar janë:
Hetuesit policorë, si prova materiale kanë sekuestruar përkohësisht: tetë (8) telefona mobil, një (1) DIVI-ar i kamerave dhe prova tjera relevante lidhur me rastin.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë ndalur për 48 orë./arbresh.info/
Elijona Binakaj: Kam humbur xhaxhanë, kjo heshtje është dhim...
Juve s’heq dorë nga Spalletti, arrihet marrëveshja për kontr...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova është de...
Konjufca në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Serbia të përba...
Peter Due kërkon përgjegjësi për sulmet në Banjskë dhe Ibër-...
Siguroi kushtet për vrasjen e 3 personave, në kërkim nga SPA...