Më datë 10.07.2021, në orët e mbrëmjes stacioni policor i Obiliqit ka zhvilluar një operacion bastisjeje në fshatin Bakshi të komunës së Obiliqit me ç’ rast ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj:
Një armë automatike AK47,
Një karikator të armës automatike AK47,
Pesë copë fishek të kalibrit 7.62.
Kjo bastisje ka ardhur si rezultat i një rasti kanosjeje të denoncuar të njëjtën ditë në stacionin policor në Obiliq, me ç’ rast hetuesit kanë zgjeruar rrethin e hetimit që ka rezultuar me bastisjen dhe sekuestrimin e armës.
Ndaj të dyshuarit;
A. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
është iniciuar rasti për kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.
Se këndejmi sigurojmë qytetarët se strukturat policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në kuadër të veprimtarisë së tyre për përmbushjen e misionit për garantimin e rendit dhe të sigurisë publike, do të jenë vazhdimisht të angazhuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në to./arbresh.info/
Konstituohet Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënës...
Guardiola: Foden është i jashtëzakonshëm
Shefi i BE-së takon katër kryetarët e rinj të komuave verior...
Miratohet dizajni i fletëvotimeve brenda Kosovës
Ambasadori i BE-së takoi kryetarët e katër komunave të veriu...
Rama në Jordani, pritet nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussei...