Komuna e Prishtinës ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për hartat zonale4.
Drejtori për Planifikim Startegjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm Genc Bashota , ka thënë se do të bëjnë planifikimin në mënyrë të barabartë pa diskriminime.
“Gjatë këtyre 18 muajve do te bëjmë planifikimin e barabartë, dmth dikujt i ka ra qerdhja e dikujt shkolla, pra përmes kësaj harte ne do t’i eleminojmë diskriminimet. Pra nuk kemi nevoje me i shpronësu pronat por me koeficient sepse ka kosoto”, ka thënë ai.
Bashota ka folur edhe për parkingun nëntoksor ku ka thënë se do të kushtojë 12 milijon euro.
“Vendodhja e këtij parking do të jetë tek Filologjiku me 500 vendparkingje. Ku do të kushtojë 12 milijon euro dhe pritet të bëhet Brenda 18 muajve. Këtu do të përzgjedhim kompani për këtë. Njëherë do të jetë kërkesa për kualifikim. Pastaj kualifikinet minimale teknike, kualifikimet minimale financiare. Janë paraqitur gjashtë kompani dhe tani jemi në fazën e përzgjedhjes. Kah fundi i nëntorit do të kemi kompaninë me të cilën do të lidhim kontraten me komunen,”, ka thënë ai.
Ai ka përmendur ndërtimin edhe të disa shkollave të reja me module, laburatore dhe salla sportive.
“Në sofali, Mat, Veternik, Arbëri do të jenë vendet ku do të ndërtohen shkollat e radhës. Me projektin e PFC-së. Nuk e dim kohen e saktë kur do të bëhen për shkak të dizajnit dhe moduleve. Besoj për një vit e gjysmë maksimum dy do të ndërtohen këto shkolla”, ka thënë ai./Arbresh.info
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...