Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkon rrugë për t’ia pamundësuar qeverisë Kurti heqjen e taksës.
Kjo parti është angazhuar që ta parandalojë heqjën e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake, vendim ky i paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe i përkrahur edhe nga një pjesë e LDK-së.
AAK-ja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj është e prerë në qëndrimin e saj se nëse taksa hiqet ose vendimi për heqjen e saj është afër, atëherë është e pashmangshme mbajtja e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.
Zyrtarë të AAK-së kanë thënë sot se kjo parti tashmë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për këtë seancë.
“Kemi nisur mbledhjen e nënshkrimeve nga partitë tjera dhe jemi gati për t’i siguruar 40 nënshkrimet e nevojshme për seancën e jashtëzakonshme. Votat i kemi kërkuar te PDK dhe NISMA”, ka thënë një zyrtar i AAK-së.
E sa i përket taksës, opozita duket njëzëri kundër heqjës së saj.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi th se kjo parti është në proces e sipër për dhënien e nënshkrimeve për seancën parlamentare ku do të diskutohet për tarifën 100%.
“Si parti, ne gjithmonë do t’i japim nënshkrimet për seanca, kur duhet diskutuar temat me rëndësi për qytetarët në Kuvendin e Kosovës. Kjo është dëshmi për rolin tonë konstruktiv në opozitë. Nënshkrimet e deputetëve tanë për këtë seancë, nuk nënkuptojnë detyrimisht epilogun e kësaj seance. Është interes i qytetarëve, zëri i të cilëve jemi ne si partia më e madhe opozitare, që të kërkojmë qartësim nga Qeveria përse po kërkon me ngut heqjen e taksës, cili është plani i tyre dhe si do të duket reciprociteti që kanë propozuar”, ka thënë Bytyçi.
Sipas tij, ky veprim i partive qeverisëse është i paqartë dhe rrethanat duhen sqaruar, duke pasur parasysh se në të kaluarën Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ishin kundër suspendimit të taksës kur PDK-ja kishte propozuam para një viti.
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...
BE premton 620 milionë euro ndihmë shtesë për Sirinë
ShSKUK ngushëllon për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Al...
SHBA godet rëndë “flotën fantazmë”, kapet supertankeri i san...
PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për vota...
Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e ...