Përfaqësuesja e Lartë e Komisionit Evropian, Kaja Kallas ka vendosur të dërgojë në Kosovë një Mision të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 9 shkurt 2025.
Përfaqësuesja e Lartë, ka emëruar Nathalie Loiseau, si kryevëzhguese, e cila është anëtare të Parlamentit Evropian. Loiseau ka thënë se ndihet e nderuar që do të shërbej si kryevëzhguesja e Misionit të BE-së për vëzhgimin e Zgjedhjeve 2025 në Kosovë.
“Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të parat që do të zhvillohen sipas një ligji të ri zgjedhor, i cili ka marrë parasysh rekomandimet tona të mëparshme. Mezi pres të angazhohem me autoritetet, partitë politike, kandidatët, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesuara zgjedhore në Kosovë”, ka thënë ajo.
Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Kosovë, me kërkesë të autoriteteve të saj, do të demonstrojnë mbështetjen e vendosur të BE-së për Kosovën në përpjekjet e saj për të forcuar më tej qeverisjen e saj demokratike.
Prania e misionit në terren synon të kontribuojë në një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të besueshëm dhe transparent, duke i lejuar votuesit e Kosovës të shprehin qartë zgjedhjet e tyre./Arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...