Kryeministri në detyrë, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar bashkëpunëtoren e tij, Mimoza Kusari-Lilën për përvjetorin e tetë të themelimit të Alternativës.
Me anë të një postimi në Facbeook, ai ka thënë se Kusari-Lilën kanë garuar në katër palë zgjedhje, kanë qeverisur bashkë për katër vjet dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimin, shkruan Arbresh.info.
“Bashkë garuam në katër palë zgjedhje, e qeverisëm bashkë për katër vjet. Urime përvjetori 8-të i themelimit të Alternativës! Bashkë, vazhdojmë”, ka shkruar Kurti, teksa ka shpërndarë postimin e Kusari-Lilës.
Ai ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga kjo parti për shënimin e përvjetorit të themelimit./Arbresh.info/
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...