Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar tre persona në Istog nën dyshimin për mashtrim.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë lidhur marrëveshje që viktima nga një shtet i huaj t’ua dërgoj 5 mijë euro për t’i gjetur një vajzë për tu martuar.
Por që të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes.
“Me 20.01.2021 pas disa hetimeve të zhvilluara policia ka arritur ti arrestoj dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovar nën dyshimin se të njëjtit gjatë një periudhe kanë kryer vepren e mashtrimit ndaj viktimës mashkull kosovar lidhur me një marrëveshje që kishin mes vete viktima u kishte dërguar rreth 5000 euro nga nje shtet i huaj, që të dyshuarit ti gjejnë një vajzë për tu martuar, por sipas tij të dyshuarit nuk i janë përmbajtur marrëveshjes. Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës./arbresh.info/
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim
Edhe mjekët e profesorët tani obligohen të deklarojnë pasuri...