Pritjet më të gjata janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë vikendi.
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pikëkalimet kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha e gjatv.
Qendra kombëtare për menaxhimin kufitar, në përditësimin e fundit (18:52), njofton se pritjet më të mëdha janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë (120 minuta) dhe te Dheu i Bardhë (80 minuta).
Pritje relativisht e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Jarinje, rreth 15-20 minuta, po ashtu edhe në Vërmicë, rreth 10-15 minuta.
Në pikëkalimet kufitare ku pritja është më e gjatë, janë krijuar kolona më të gjata, ndërsa në pikëkalimet tjera, pritja është deri në pesë minuta./arbresh.info/

Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...