Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranëve të SHBA-së, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka shprehur mirënjohje për të gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer me nder në Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bëhet e ditur se me një falënderim të veçantë për kontributin historik të tyre gjatë intervenimit të vitit 1999, që solli fundin e luftës në Kosovë dhe hapi rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë sonë, kryetari Basha tha se po aq e çmuar mbetet edhe prania e vazhdueshme e forcave amerikane në kuadër të KFOR-it, të cilat vazhdojnë të luajnë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë, njofton zyra për informim e Kuvendit të Kosovës .
“Në këtë ditë nderimi, u shprehim respektin dhe mirënjohjen institucionale të gjithë veteranëve amerikanë për përkushtimin e tyre ndaj paqes dhe demokracisë. Faleminderit për shërbimin tuaj”, ka thënë në shënimin e tij kryetari Dimal Basha.
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...