Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar të shtunën anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KQZ) që u aksidentuan në aksin rrugor Prishtinë–Ferizaj.
Kryeparlamentari Basha ka thënë se është thellësisht i tronditur nga lajmi për aksidentin ku janë lënduar pesë anëtarë të KQZ-së, të cilët po kryenin detyrat e tyre me përkushtim në kuadër të procesit zgjedhor.
“Thellësisht i tronditur për aksidentin e ndodhur ku u përfshinë pesë anëtarët e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Ferizaj, të cilët po kryenin me përkushtim detyrat e tyre në kuadër të procesit zgjedhor. Së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, vizituam të lënduarit dhe familjarët e tyre për t’u ofruar mbështetjen tonë dhe për të parë nga afër gjendjen e tyre pas kësaj ngjarjeje të rëndë,” ka shkruar Basha në rrjetin e tij social.
Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Basha ka shprehur keqardhje të thellë për ngjarjen dhe ka uruar që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejt e të kthehen shëndosh në familjet e tyre.
“Jemi pranë tyre me gjithë mbështetjen institucionale dhe kujdesin njerëzor që këto momente e kërkojnë”, ka shtuar ai.
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet