Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, mori pjesë mbrëmë në ceremoninë solemne të shënimit të 102-vjetorit të Republikës së Turqisë, ku përcolli urimet më të sinqerta për popullin dhe shtetin turk, aleatin e çmuar të Kosovës.
Në fjalën e tij, Basha theksoi miqësinë e thellë historike mes dy popujve, duke vënë në dukje rolin e shqiptarëve në zhvillimin dhe historinë e Turqisë.
Ai gjithashtu falënderoi Turqinë për mbështetjen institucionale, ekonomike dhe humanitare, që ka shoqëruar Kosovën që nga periudha e luftës, rindërtimit dhe forcimit të kapaciteteve shtetërore.
“Që nga ditët më të vështira të luftës, periudhës së rindërtimit e deri në forcimin e kapaciteteve shtetërore, Republika e Turqisë ka qëndruar krah nesh me mbështetje institucionale, ekonomike e humanitare. Sot, marrëdhëniet tona po ndërtohen mbi arritje konkrete, projekte zhvillimore dhe partneritet të fuqishëm politik e institucional. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, shpreha mirënjohje të veçantë për Gjeneralin Ulutash dhe 730 ushtarët e kontingjentit turk që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, forca këto që vazhdojnë të jenë të pranishme për shkak të politikave hegjemoniste të shtetit serb, i cili nuk e pranon realitetin tonë dhe vazhdon të ketë pretendime territoriale mbi ne”.
“Republika e Kosovës e vlerëson Turqinë si partner strategjik me të cilin ndajmë vlera të përbashkëta për zhvillim, stabilitet rajonal dhe prosperitet për popujt tanë. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë, urojmë popullin turk për 102-vjetorin e Republikës së Turqisë, me dëshirën që miqësia dhe bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm të forcohen edhe më shumë në shërbim të paqes, mirëqenies dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, shkroi Basha./Arbresh.info



Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...