Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka theksuar se meqenëse Kuvendi ka kryetarin dhe katër nënkryetarët, ekziston kuorum i mjaftueshëm për të vazhduar punën.
Ai ka sqaruar se të gjithë kandidatët e Listës Serbe janë vënë në votim, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme.
“Unë si kryetar është dashur ose t’i ndalojë punimet ose të vazhdojë punën. Unë kam vlerësuar që Kuvendi nuk duhet të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari. Unë kam përgjegjësi ta funksionalizojë Kuvendin”, ka thënë ai.
Kryeparlamentari shtoi se Kuvendi nuk bënë të mbetet jofunksional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari.
“Si kryetar i kam ezauruar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kam përgjegjësi që ta funksionalizoj Kuvendin. Kam vlerësuar që është shumë e rëndësishme që të mos e bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, por të vazhdojmë me punën e Kuvendit për shkak se është ezauruar pika e 4”, tha Basha.
Basha tha se nuk ka mundur të marrë asnjë hap tjetër pasi që të 10 kandidatët nga komuniteti serb i janë nënshtruar votimit por asnjëri si ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetarët.
“Për mua nuk ka logjikë që të bllokohet Kuvendi i Republikës për shkak të një nënkryetari”, u shpreh Basha./Arbresh.info
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...