Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ka kujtuar 45 civilët e vrarë në vitin 1999, duke e cilësuar krimin si një akt barbar të kryer nga një regjim po aq barbar.
Basha tha se në atë kohë mediat botërore u pushtuan me lajme nga tmerri i asaj që ndodhi në Reçak, ndërsa u shpërfaq edhe fytyra barbare me prirje gjenocidale e Serbisë ndaj një populli të pafajshëm. Sipas tij, Reçaku mbetet plagë e hapur për shkak se ende nuk ka drejtësi.
Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare ka bërë një punë të mirë me intervenimin e saj, por jo edhe me sjelljen e autorëve para drejtësisë.
“Ne, si institucione, nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, sepse besojmë thellë se pa drejtësi për viktimat e Reçakut dhe për viktimat gjithandej në Kosovë, do të jetë jashtëzakonisht e vështirë të ketë paqe dhe siguri në rajon”, u shpreh Basha.
Në fund, ai nderoi martirët dhe dëshmorët e Reçakut./rtk
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve, shtatë ...
Deputetja e PDK-së thotë se u kërcënua nga një qytetar, e de...
Konjufca: Lajçaku na e vendosi në shpinë kushtin e Asociacio...