Basha priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity

20:26 | 12 Nëntor 2025
Q L

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, z. Jiri Plecity dhe ekipin e tij.

Gjatë takimit kryetari e njoftoi z. Plecity për sfidat politike lidhur me miratimin e Buxhetit për vitin 2026, përfshirë buxhetin për RTK-në dhe për tri komunat: Zveçan, Gjilan dhe Prishtinë.

U diskutua gjithashtu për ratifikimin e Marrëveshjes për Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave.

Të dy palët ndanë bindjen se këto iniciativa nuk i përkasin ndarjeve politike, por përfaqësojnë një interes të përbashkët kombëtar, zhvillimin e vendit, përmirësimin e jetës së qytetarëve, si përshpejtimin e vendit tonë në rrugën tonë drejtë familjes evropiane.

Kryetari Dimal Basha shprehu mbështetjen e plotë për procedimin e tyre nga Presidentja, si dhe trajtimin e shpejtë të kësaj marrëveshjeje, si dhe të marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare që kërkojnë vëmendje urgjente për shkak të afateve të parashikuara.

Kryetari i Kuvendit kërkoi që z. Plecity të takohet edhe me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në vend, në mënyrë që t’i jepet një shtysë tjetër ratifikimit të shpejtë të Marrëveshjes në Kuvend.

“Qëllimi ynë mbetet avancimi i reformave dhe stabilitetit për të mirën e qytetarëve të Republikës”, theksoi kryetari Basha./Arbresh.info