Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën diskutoi për zhvillimet e fundit në vend dhe aktualitetin politik.
Kryetari i Kuvendit shprehu keqardhjen që nuk u votuan disa prej çështjeve të rëndësishme në Kuvend, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet e komunave, ligjin e buxhetit, si dhe raportin e RTK-së që do të mundësonte zgjidhjen e çështjes së pagave për punëtorët, transmeton Arbresh.info.
Një pjesë e bisedës u përqendrua te procesi zgjedhor në vend, rëndësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si dhe respekti mes subjekteve politike.
“Kosova është dëshmuar se organizon procese zgjedhore të rregullta, ndërsa qytetarët tanë kanë treguar vazhdimisht kulturë të lartë demokratike”, theksoi Basha.
Kryeparlamentari Basha gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara, aleatin tonë të çmuar dhe siç e cilësoi ai, modelin e përhershëm për vlerat dhe standardet demokratike.
Kryetari Basha dhe znj. Prattipati uruan njëri-tjetrin për Ditën e Falënderimeve, ditë feste e rëndësishme për të gjithë qytetarët amerikanë./Arbresh.info

Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...