Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka përkujtuar sot 558 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriot – Skënderbeut.
Basha thekson se Skënderbeu zë një vend të përjetshëm në kujtesën, vetëdijen historike dhe formimin kombëtar të shqiptarëve.
Kryeparlamentari thekson se Skënderbeu nuk ishte vetëm një strateg dhe gjeneral i shquar, por edhe një udhëheqës politik dhe diplomatik.
“Skënderbeu për shekuj zë një vend të përjetshëm në kujtesën, vetëdijen historike dhe formimin tonë kombëtar. Më 1468 u shua jeta e tij, por jo edhe vepra. Ai mbetet prijësi që në kohë të errëta arriti të bashkojë fisnikët dhe prijësit arbërorë, të organizojë qëndresën kundër ushtrive osmane dhe ta mbajë Arbërinë të lirë për një çerek shekulli përballë një force shumë më të madhe osmane. Përveç si strateg e gjeneral i pavdekshëm, do ta kujtojmë gjithmonë edhe si udhëheqës politik e diplomatik, që e lidhi fatin e vendit me Evropën e kohës dhe u bë frymëzim i pashtershëm për brezat që nuk rreshtën së luftuari kundër robërisë”, sgkroi ai./Arbresh.info
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...
Forumi i Davos, Von der Leyen: Është koha për të ndërtuar nj...