Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka marr pjesë në ceremoninë hapëse të Forumit Rinor 2025 në kuadër të Procesit të Berlinit.
Me anë të një postimi në Facebook, Basha tha se në fjalën e tij të rastit vlerësoi lartë rolin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), që përfaqëson një vizion për pajtim, drejtësi, bashkëpunim dhe afrimin e popujve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Arbresh.info.
“Në fjalën time kujtova plagët e luftës në Kosovë, ku mbi 10 mijë civilë të pafajshëm, përfshirë 1,133 fëmijë, u vranë. Megjithatë, theksova se populli ynë, pavarësisht dhimbjes së madhe, ka dëshmuar përkushtim për paqe, krahas drejtësisë që është parakusht i saj. Theksova se ndërveprimi mes të rinjve është çelësi për të thyer paragjykimet dhe për të ndërtuar ura të reja miqësie. Ne nuk mund t’i lejojmë gjeneratat e ardhshme të rriten në izolim apo injorancë për njëri-tjetrin”, ka thënë Basha.
“Në këtë kontekst, iu referova edhe historisë evropiane, me ç’rast vendet që dikur ishin armiq të ashpër sot janë partnerë të mëdhenj në bashkëpunim. Të rinjtë tanë kanë energji, talent dhe ide të jashtëzakonshme, e ne duhet të punojmë që t’i shfrytëzojmë këto për të ndërtuar një rajon të gatshëm për t’iu bashkuar Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera e shpirt”, tha Basha./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...