Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha po merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Basha në fjalën e tij tha se kjo masakër i nxori në pah fytyrën fashiste të Serbisë teksa theksoi se Reçaku ishte kthesë e shovinizmit të egër, shkruan Arbresh.info
“Maskara në Reçak e nxori në pah fytyrën fashiste të Serbisë. Reçaku ishte pika e kthesës së ati shovinizmi të egër. Kjo tragjedi për herë të parë shihej nga e gjithë bota dhe për këtë e ka një meritë të veçantë ambasadori Walker, që e konsideroi krim kundër njerëzimit. Edhe sot, pas 27 vjetësh plagët vazhdojnë të mbesin të hapura. Kjo plagë rëndohet edhe më shumë nga mungesa e Serbisë për të kërkuar falje”, tha Basha.
“Kemi shembullin ku kryeministri kurti ku është mbajtur në burgjet e Serbisë. Kemi ish-nënkryetaren Saranda Bogujevci ku në trupin e saj mban 16 plagë nga okupatori serb. Populli ynë është paqedashës dhe human, ne jemi popull i Nënës Terezë. Në Serbi kemi presidentin Vuçiq që ka qenë ministër i propagandës në kohën e Millosheviqit. Reçaku është shembull ku nuk kemi as pendesë. Është obligim që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë për një ushtri e një polici më të fuqishme. Lavdi martirëve të Reçakut”, theksoi tutje Basha./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...