Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti sa i përket lëvizjes së lirë të veturave me targat RKS përmes Serbisë.
Sipas tij, dikur ishin qytetarët e Kosovës ata që detyroheshin të vendosnin ‘stikersa’ për lëvizje në Serbi, derisa qytetarët serbë qarkullonin lirshëm me targa serbe në Kosovë, shkruan Arbresh.info.
“Sot shtetasit serb vazhdojnë të vënë stikersa në Kosovë, kurse qytetarët tanë qarkullojnë lirshëm me RKS në Serbi! Ndryshimi ka emër! Albin Kurti”, ka shkruar Basha në Facebook.
Bashkimi Evropian i ka kërkuar edhe Qeverisë së Kosovës që të marrë vendim për t’i lejuar targat e Serbisë të qarkullojnë në Kosovë, pa i mbuluar.
Por, kryeministri Albin Kurti ka thënë se fillimisht do të shohin se si po e zbaton Serbia vendimin për targat RKS./Arbresh.info/
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj