Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka kujtuar sot 28-vjetorin e sulmit të dytë ndaj familjes Jashari, duke e cilësuar atë si një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës shqiptare kundër regjimit serb.
“Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, forcat speciale të policisë së Serbisë kryen sulmin e dytë ndaj familjes Jashari në Prekaz. Pas ndërprerjes së energjisë elektrike dhe linjave telefonike gjatë natës, njësitë policore nisën një aksion të befasishëm me predha dhe breshëri armësh automatike, me synim arrestimin ose eliminimin e Hamzës, Ademit dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes Jashari”, shkroi Basha.
Sipas tij, Shaban Jashari, së bashku me djalin Hamzën dhe pjesëtarë të tjerë të familjes, rezistuan me armë për të mbrojtur pragun e shtëpisë së tyre. Si pasojë e këtij sulmi u plagosën Selvete dhe Iliriana Jashari, ndërsa gjatë tërheqjes, policia serbe vrau edhe qytetarin e pafajshëm Hysen Manxholli nga Mikushnica.
“Ky ishte sulmi i dytë ndaj familjes Jashari, pas aksionit të vitit 1991, dhe një paralajmërim i rrethimit të madh që do të ndodhte në mars 1998. Qëndresa e familjes Jashari në janar u shndërrua në simbol të vendosmërisë për liri dhe frymëzoi mijëra shqiptarë që t’i bashkoheshin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, theksoi Basha.
Ai shtoi se “sot, në këtë 28-vjetor, kjo ditë kujtohet me respekt dhe nderim të thellë për familjen e Shaban Jasharit. Qëndresa dhe sakrifica e tyre mbeten gurthemeli i historisë sonë të lirisë”.
Po ashtu, kryeparlamentari nderoi sakrificën e familjes Jashari dhe luftën e tyre kundër regjimit serb, duke e cilësuar atë si një shembull të përhershëm të qëndresës.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...