Përfaqësues të partive opozitare, por edhe ata të shoqërisë civile dhe një pjesë e koalicionit qeverisës (AAK dhe Nisma) janë barrikaduar për ta kundërshtuar idenë e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim të kufijve”.
Të martën pritet që Kuvendi ta mbajë seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga subjektet opozitare për ta kundërshtuar “prekjen” e kufijve. Kurse shoqëria civile për këtë çështje ka thirrur protestë për të mërkurën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Subjektet opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate, por edhe dy partnerët e koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë barrikaduar kundër idesë së presidentit të Kosovës Hashim Thaçit për korrigjim të kufijve. Këto subjekte politike pritet që në seancën e jashtëzakonshme që mbahet nesër ta votojnë një rezolutë ku shprehet qëndrimi i legjislativit të Kosovës kundër ndryshimit të kufijve.
Po ashtu kundër idesë së Thaçit do të protestohet të mërkurën nga shoqëria civile. Ky barrikadim i partive politike dhe i shoqërisë civile po bëhet para se presidenti Thaçi ta prezantojë në Bruksel idenë për “korrigjimin e kufijve” në takimin e radhës me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiq, më 7 shtator.
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...