Shefi i misionit të BE-së për siguri dhe mbrojtje (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka theksuar se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është një prioritet i lartë për EULEX.
“Ndriçimi i fatit të personave të pagjetur është obligim i vazhdueshëm dhe prioritet i EULEX-it”, ka shkruar ai në X.
Barbano ka theksuar gjithashtu se të pagjeturit nuk do të harrohen kurrë.
“Të përulur për t’iu bashkuar autoriteteve të Kosovës, familjeve të personave të pagjetur dhe komunitetit ndërkombëtar në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur”, tha ai./Arbresh.info

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...