Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli thotë se arsimimi i femrës qon tek përfshirja e saj në jetën politike dhe ekonomike, e sipas tij, përfshirja e tillë sjellë barazi gjinore.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, kur të gjitha femrat shqiptare të përfshira në politikë janë mbledhur në një seancë në Prishtinë, Veseli kishte marr bashkëshorten e tij, për t’i pritur ato në Kuvend dhe për t’u uruar këtë festë.
Tha se duhet ndërtuar një shoqëri pa diskriminim gjinor, ku pjesëmarrja e femrës në jetën publike kuptohet si diçka e natyrshme dhe vlerë e domosdoshme.
Kosova sipas tij ka bërë mjaftë për barazi gjinore por pranoi se mbetet shumë për tu bërë.
“Praktikat e diskriminimit gjinor dhe paragjykimeve gjinore ndaj gruas vazhdojnë të shfaqen në shumë fusha të realitetit tonë social. Në këtë rrafsh arsimimi përbën një instrument të fuqishëm për tu përballur me këtë sfidë që i bëhet zhvillimit tonë të shoqërisë”, tha ai.
Veseli thotë se arsimimi i femrës është rruga më e mirë për përfshirjen e saj në jetën politike dhe ekonomike.
“Arsimi i femrës është rruga më e mirë për përfshirjen e saj në jetën politike dhe ekonomike. Përfshirja sjellë vet barazinë gjinore, si fakt të kryer. E ne burrat nuk kemi çfarë bëjmë tjetër, para një fakti të tillë, përveçse ta pranojmë”, tha ai.
Veseli uroi të gjitha grave ua uroi 8 Marsin dhe nuk hyri në seancën e paralajmëruar nga gratë, udhëheqjen e saj ia la Teuta Arifajt nga Maqedonia.
Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund m...
Trajneri i Portos me fjalë të mëdha për talentin 16 vjeçar, ...
Tentuan të transportonin armë me autobus në Gjermani, arrest...
Ballkani me video motivuese para ndeshjes ndaj Dinamo Zagreb...
Meta: Shqipëria të kërkojë anëtarësimin e Kosovës në NATO
Fqinjët e Sllovakisë i rrisin kontrollet kufitare, shkaku i ...