Nuk ka ndryshuar asgjë në rrugën “Nënë Tereza” në Gjilan, përveç që është shtuar një pllakë përkujtimore për viktimën Erëza Berisha.
Aksidenti tragjik i shkurtit të këtij viti ishte më i rëndi i këtyre viteve të fundit por ato janë të shpeshta, tregojnë banorët, raporton KTV.
Për shumë vite kanë kërkuar një zgjidhje për rrezikun që u kanoset, por deri tani kanë marrë vetëm premtime.
E nëse nuk ndërmerren masa së shpejti, banorët iu frikësohen sërish aksidenteve.
Komuna e Gjilanit po planifikon që të ndërtojë mbikalim në këtë pjesë të rrugës Gjilan – Prishtinë dhe sipas drejtorit për Shërbime Publike, Naser Korça, projektimi pritet të përfundojë brenda kësaj jave, para se të vazhdohen procedurat e tjera.
Sipas tij, është shqyrtuar mundësia për ndërtimin e një mbikalimi edhe për vetura, por një gjë e tillë ka dalë teknikisht e pamundur.
Përndryshe, për aksidentin që rezultoi me vdekjen e Erëza Berishës, ngasësi që e kishte pranuar fajësinë për veprën “rrezikim i trafikut publik”, nga Gjykata Themelore në Gjilan u dënua me 2 vjet burgim dhe ndalim të vozitjes 3 vjet pas përfundimit të dënimit.
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...