I vetmi mjet transporti, treni, të cilin e kishin banorët e Stagovës së Kaçanikut, u ndal dhe nuk është duke qarkulluar.
Banorët ankohen duke thënë se ata që nuk kanë vetura personale nuk kanë zgjidhje për udhëtim.
Kjo linjë e trenit, e cila vjen nga Hani i Elezit dhe kalon nëpër këtë fshat dhe disa fshatra të tjerë, për banorët është e domosdoshme, raporton KTV.
Këtyre banorëve u është thënë se arsye e mosqarkullimit të trenit në këtë relacion janë mjetet financiare të ndërmarrjes.
Pikërisht mjetet financiare janë shkaktarë të krijimit të kësaj situate, pasi që Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka mungesë të tyre.
Sipas zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje, që në muajin qershor janë shpenzuar mjetet, të cilat ishin të planifikuara, gjë që ka bërë të ndërpriten shumë linja të qarkullimit.
Sipas Murselit, me ndarjen e një milion e 31 mijë eurove, të cilat janë ndarë nga buxheti i vitit 2018 nga Ministria e Infrastrukturës, nuk janë të mjaftueshme për të funksionuar normalisht
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj