Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi në bashkëpunim me Inspektoratin e MMPH-së para disa ditësh kishin marrë vendim për rrënimin e objekteve pa leje në zonën e liqenit të Batllavës, në rast se subjektet e ndërtimit nuk i largojnë ato në afat prej 7 ditësh.
Lidhur me këtë, banorët e fshatit Orllan të Komunës së Podujevës kanë njoftuar se do të nisin nënshkrimet për peticion kundër vendimit të Ministrisë, sipas tyre, i pa drejtë, shkruan Indeksonline.
Më poshtë keni fotografinë ku mund të nënshkruajnë banorët e Orllanit.

Ndryshe, sipas njoftimit më herët, vendimi në fjalë është marrë pas inspektimeve në terren nga Inspektorati i MMPH-së, të cilët kanë konstatuar se subjektet që kanë ndërtuar pa leje në zonën e liqenit të Batllavës nuk i janë përmbajtur vendimit të vitit 2017 për largimin e tyre.
Ndërkohë, që këto vendime janë bazuar në Ligjin Nr. 04/L-147 për Ujërat në Kosovë, Ligjin Nr. 04/L-175 për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Natyrës, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit, Udhëzimin Administrativ të MMPH-15/2017, si dhe Vendimit të Qeverisë me Nr. 17/127, të datë 24.04.2013, për caktimin e zonave të mbrojtura dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor sipërfaqësor – Akumulacioni i Batllavës.
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...