Rrugën e bllokuan.
Me pankarta e flamuj në duar banoret e fshatit Karaçevë në kufi më Serbinë dolën sot në pikën qe lidh Karaçevën e Kamenicën për të protestuar.
Protestën nuk e ndali as thirrjet e Institutit Publik të Kosovës qe po kërkon mos të ketë tubime shkaku i pandemisë.
Këta banorë kanë vetëm një shqetësim, hyrjen e xhandarmerisë serbe në fshatin e tyre.
“Kosova nuk ka toka për të falur”, ky ishte mbishkrimi që banoret e kësaj zone po mbanin në duar.
E nga larte po vëzhgonte KFOR-i.
Kujtojmë se këta banorë tash e 20 vite janë duke kërkuar të bëhet një zgjidhje për fshatin e tyte.
Ata kanë droje që kjo pjesë do të mbetet me Serbinë.
Në këtë pjesë nuk monitoron Policia e Kosovës.
Protestës së këtyre banorëve për pak minuta pritet ti bashkëngjitet edhe Gani Geci e vajza e tij deputetja Marigona Geci./arbresh.info/

“Dy minatorë nuk janë mirë me shëndet”, Dobra jep detaje për...
Aksident trafiku në Pejë, një i lënduar
Haradinaj: Masakrat janë dëshmi e rrugës së rëndë që kaluam ...
Haxhiu takon të moshuarën që i tha Kurtit “Mos lësho pe”, i ...
“Kosova aleati më besnik i Amerikës” – kongresisti amerikan ...
Dortmundi përshpejton negociatat për transferimin e yllit të...