Pak orë më parë kanë përfunduar kërkimet për dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës të aksidentuar mbrëmë vonë në magjistralen Kaçanik-Hani Elezit. Kjo gjë u konfirmua nga njësitet për Kërkim-Shpëtim të FSK-së.
“Për sonte kanë përfunduar kërkimet, ndërsa do të vazhdojmë nesër rreth orës 09:00 prapë me kërkim”, ishte thënë nga këta të fundit.
Por del që kërkimet të mos i kenë përfunduar të gjithë.Disa banorë të kësaj pjese kanë vazhduar kërkimin e tyre madje duke vendosur edhe reflektorë në pjesën e lumit ‘Lepenc’, shkruan Indeksonline.
Këta të fundit janë duke kërkuar dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës që mbrëmë përfunduan në lumin ‘Lepenc’ nga një lartësi shumë e madhe pas rrokullisjes së veturës së tyre.
https://www.facebook.com/Hani.i.Elezit.05/videos/1649424795143765/




Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës