Në shenjë revolte për shkak të ndërprerjeve të shpeshta dhe të gjata të rrymës banorët e fshatit Bibaj të Ferizajt dhe afaristët që veprojnë në këtë anë, sot kanë protestuar duke theksuar se kjo gjë po u shkakton probleme.
Organizatorët kanë paralajmëruar protestë edhe për ditën e hënë.
Komuna e Ferizaj ditëve të fundit po ballafaqohet me ndërprerje të mëdha të rrymës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dje ka zhvilluar takim me përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).
Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, pas takimit dje ka folur për problemet e rrymës në Ferizaj dhe tha se janë duke punuar. “Çështja e Ferizajt është në ditët e fundit të punimeve. Kemi shpresuar që ta përfundojmë deri në fund të vitit, por ngarkesa është shumë e madhe. Kemi tri nënstacione në Ferizaj, çdo nënstacion arrin vlerën deri në 10 milionë euro. Po flasim për investime shumë të mëdha, janë investime komplekse. Si rezultat i ngarkesës së madhe kërkohet reduktim i pjesshëm i ndonjë zone”, tha Zeqiri./rtk
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...
Rama fton kryeministren e Japonisë në Shqipëri për Samitin e...
Ulutash dhe Fronda diskutojnë për situatën e sigurisë në Kos...
Maguire i dëshpëruar pasi s`do të jetë në Botëror