Librazhdi ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit, ku kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Kastriot Gurra dhe qytetarë e familjarë të dëshmorëve përkujtuan kontributin e Brigës së XX Sulmuese dhe dëshmorëve të saj në Çlirimin e qytetit.
Për herë të parë ceremonia u zhvillua nën masa sigurie kundër COVID-19, ndërsa përveç apelit për mbrojtjen nga virusi, Balla tha se sot më shumë se kurrë pafajësia e shqiptarëve do të vërtetohet.
Shqiptarët, tha ai më tej gjatë fjalës së tij kurrë nuk zhvilluan një luftë pushtuese, por një luftë për mbrojtjen e territorit të tyre:
“Librazhdi kujton 76 vjetorin e Çlirimit duke nderuar dëshmorët e Brigadës së XX Sulmuese.
Në këto kushte të vështira pandemie botërore gjej rastin t’u shpreh ngushëllimet familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Po ashtu bëj thirrje çdo qytetari: Betejën me COVID-19 e fitojmë vetëm duke respektuar masat dhe duke u sjellë si njerëz të përgjegjshëm.
Librazhdi ka një numër të madh dëshmorësh që kanë dhënë jetën për Çlirimin e Atdheut. Brigada XX ka një histori që duhet përçuar brez pas brezi.
Ky 76-vjetor e gjeti Shqipërinë në një situatë të pazakontë. Sot Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot, viktima të genocidit serb po akuzohen për krime lufte. Kjo është e pakuptimtë.
Të gjithë i dinë krimet serbe me të cilat u përball populli i Kosovës, 10 mijë shqiptarë të Kosovës u vranë dhe sa krime të tjera përjetoi populli i Kosovës
Në këtë 76 vjetor të Çlirimit të Shqipërisë duhet ta themi me zë të lartë: Shqiptarët kurrë nuk kanë bërë luftë pushtuese, por kanë mbrojtur trojet e tyre.
Çdo përpjekje për të bërë pis Luftën Çlirimtare të Kosovës do të përfundojë me fitoren dhe pastërtinë e kësaj lufte dhe me pafajësinë e drejtuesve të asaj lufte.”/BW
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata