Tribunali i Hagës dje ka dënuar me burgim të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe më Bosnje, Ratko Mladic.
Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka thënë në një prononcim për arbresh.info se ajo dhe shumë familjarë të saj dje kanë qenë në emicione dhe shumë nervozë se çfarë vendimi do të merret.
Ajo ka thënë se ndonëse dënimi ishte i mirë, ajo pret edhe dënimin prej zotit.
“E kemi prit vendimin me shumë emocion dhe me shumë nervozë. Drejtësia në Hagë ka qenë e mirë dhe ne e kemi pritur këtë lajm me shumë emicion dhe shumë gra boshnjake dhe familjet që kemi në Bosnjë dje ka qenë një ditë shumë e mirë. Drejtësia ka vonuar shumë mirëpo në fund u mor vendimi”, është shprehur ajo.
E pyetur se kush ka qenë personi i parë që ka kontaktuar pas vendimit, Balje tha se ka qenë një shoqe e saj të cilës i janë vrarë vëllai dhe babai në Srebrenicë.
“Kam kontaktuar një shoqë prej Bosnjës sepse ajo ka pasur edhe vëllain edhe babain në Srebrencië. Gjenocidi në Bosnjë dhe kudo prej serbëve është shumë i keq dhe pa bazë. Shpresoj të mos përsëritet edhe njëherë. Jo unë pres mendimin prej zotit edhe njëherë lart”, ka thënë Balje./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1605487049516381/
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...