Gazetari Bajrush Morina ka ngjallur debat në opinion, me një postim në profilin e tij në “Facebook”, rreth asaj se kush e ka vrarë Enver Malokun.
Në 19-vjetorin e vrasjes së gazetarit Maloku, Bajrush Morina ka lënë të kuptohet se i dyshuar për këtë vrasje është një deputet i Kuvendit të Kosovës.
Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi se për kënd është fjala, por pas një debati me deputetin Milaim Zeka, Morina ia ka hequr “merakun” atij, duke i thënë se i dyshuari nuk është deputet as i LDK-së as i Vetëvendosjes.
“Ne pervjetorin e 19 te vrasjes se intelektualit te guximshem Enver Malokut, kisha dashte me i pa me duar lidhur e te nisur per ne Speciale, nje deputet te Kuvendit te Kosoves dhe bashkeshorten e tij!”, ka shkruar gazetari Bajrush Morina në profilin e tij në “Facebook”.
Për shkak të kësaj deklarate, Bajrush Morina nesër mund të intervistohet në Policinë e Kosovës.
Kështu ka paralajmëruar kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Haxhi Millaku, në një prononcim për kallxo.com
“Sot vonë e kemi pa deklaratën e zotëri Morinës dhe nesër do të autorizojmë Policinë që ta dëgjojë Bajrush Morinën se kush është ai deputet dhe gruaja e tij”, ka thënë kryeprokurori Millaku. /kallxo.com
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media