Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për përsëritjen e vendimit dhe për pengimin e procesit politik.
Ajo tha se është “çmenduri” të pritet rezultat tjetër dhe theksoi se LDK nuk ka votuar për Albulena Haxhiun dhe as për ndonjë kandidat tjetër të LVV-së. Sipas Bajramit, LVV insiston të marrë institucionet, por nuk ka vota të mjaftueshme për këtë.
Bajrami e cilësoi këtë një dështim të LVV-së, duke theksuar se ata nuk kanë ofruar mundësi për diskutim me partitë tjera. Ajo tha se LDK ka refuzuar bashkëpunimin me LVV dhe se përgjegjësia për zhbllokimin e situatës është e LVV-së, jo e LDK-së. Ajo theksoi se qytetarët nuk kanë votuar për të çuar vendin në zgjedhje të reja.
“Në tërë historinë e Republikës së Kosovës ka pasur parti që nuk kanë fituar, nuk mundesh me imponu kandidatin”, potencoi Bajrami.
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...