Profesori i Akademisë së Shkencave Arsim Bajrami ka përgëzuar kryeministrin Avdullah Hotin për qasjen që po i jep dialogut me Serbinë.
Duke lavdëruar për guximin e tij, Bajrami ka kërkuar nga Hoti që të merret më shumë me çështjen e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, raporton arbresh.info.
“E falënderoj Kryeministrin që erdhi dhe na e prezantoi këtë platformë. Çështja esenciale është konsensusi nacional dhe politik pasi ky proces duhet të kryhet. Kjo kërkon që Kosova të jetë e përgatitur. Ky konsensus i ka mungu Kosovës dhe kemi pas praktika që i kanë ikë përgjegjësisë ju sugjeroj që të vazhdoni më këtë qasje pasi që është proces i vështirë kë pëlqej qasja juaj që ti jepni hapësirë opozitës përmes një komisioni. Pyetja ime është më shumë sugjerimi është çështja e asociacionit të Komunave më shumicë serbe, kërkoj ta merrni më shumë më asociacionin e Komunave serbe pasi që kjo kërkon më shumë punë. Personalisht ju sugjeroj ta vendosni si prioritet këtë çështje”.
Ndryshe kryeministri Hoti është duke prezantuar sot platformën e dialogut para Akademisë së Shkencave të Kosovës./arbresh.info/
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...