Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se në planin energjetik të partisë së saj është i përfshirë ndërtimi i një centrali me gaz, si përgjigje ndaj krizës me reduktime dhe çmime të larta të rrymës.
Sipas saj, ky projekt përfshin gazifikimin fillestar me kosto 120 milionë euro dhe vendosjen e centralit në Ferizaj, me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese të energjisë.
“Duke u nisur nga kjo situatë, domethënë edhe me reduktimet edhe me çmimet e larta të energjisë elektrike që jemi përballë, na një ndër projektet kryesore e kemi pikërisht këtë termocentral, centralin me gaz, ku fillimisht domethënë është projekti i gazifikimit të Kosovës, që është linja vertikale e gazit Shkup – Elez Han – Kaçanik, Ferizaj – Prishtina, Obiliq – Mitrovicë, kushton 120 milionë euro”, tha Bajrami në ATV.
Ajo shtoi se financimi mund të vijë si nga Buxheti i Republikës së Kosovës apo kreditë ndërkombëtare, ashtu edhe nga Fondi i Trustit Pensional, me 500 milionë euro.
“Ne kemi planifikuar që me një normë dy-trefish të kthimit, se sa janë ato të investume, domethënë gjithandej që me të merren, po të merren dhe të ndërtohet central me gaz”, tha Bajrami.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...