Anëtarja e kryesisë së Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka theksuar se beson se partia e saj ka orientim social demokrat.
Ajo në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se kjo parti, sipas saj, do të vazhdojë të mbes gjallë në skenën politike.
“Arsyeja se pse ne do të vazhdojmë, është qasja jonë në fushatë dhe në Kuvend, në legjislaturën e kaluar, në këtë tash, por edhe qasja jonë me ministritë që po i drejtojmë. Puna jonë është dëshmi që Nisma po thellohet dhe po i familjarizon qytetarët me konceptin social demorkatik. Edhe Nisma në Malishevë e ka bërë atë që të ndihen të gjithë qytetarët të barabartë”, ka shtuar Bajrami.
Përditësimi i fundit, kjo është top 5-shja me e votuar të LV...
Zbulohet se Silva nuk është prioritet i Barçës
Në nëntë komuna përfundon numërimi i votave për deputetë
Si u zbulua përmes “SKY ECC” rrjeti kriminal me bazë në Koso...
Aksident trafiku te rrethi i Çagllavicës, shkaktohen kolona
E kërkonte drejtësia shqiptare prej 9 vitesh, kapet në Itali...