Kuvendi i Republikës së Kosovës mori pjesë në takimin e Komisionit të Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë dhe Energji, ku u diskutua draft raporti dhe rezoluta me temë: “Roli i energjisë në zhvillimin e qëndrueshëm në Evropën Jug-lindore”, mbajtur sot në Kuvendin e Madh Kombëtare Turk në Ankara.
Delegacionin kosovar është përfaqësuar nga deputetja Hykmete Bajrami, anëtare e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore.
Ajo ka folur në përgjithësi për gjendjen e energjisë në vend si dhe për problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe pasojave të tij në të gjitha nivelet.
“Deputetja Bajrami, në fjalën e saj foli për zhvillimet/ gjendjen aktuale në sektorin e energjisë në Kosovë (efiqenca e energjisë dhe energjia e ripërtëritshme, burime tjera të energjisë), në theks të veçantë vuri në pah humbjet dhe sfidat me të cilat është ballafaquar dhe akoma po ballafaqohet sektori i energjisë në Kosovë për shkak të moszgjidhjeve të problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem i cili sipas deputetes Bajrami, ka rezultuar me efekte negative dhe jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin dhe më gjerë”.
Kryesimin e këtij takimi të përbashkët e bëri Turqia, e cila njëherit ishte dhe nikoqire. Përveç Kosovës, pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe deputetët përfaqësues nga Shqipëria, Turqia, Rumania, Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia, thuhet në njoftim, transmeton Klan Kosova.
Në fund të takimit anëtarët e Komisionit miratuan Raportin dhe Rezolutën. Deputetja e Kuvendit të Kosovës abstenoi për shkak të amendamenteve të propozuara nga Serbia.
Sony ndalon prodhimin e regjistruesve Blu‑ray
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE