Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pasi që ky i fundit deklaroi se raporti i Bankës Botërore është keqcituar.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami tha se nuk ka asnjë keqintrepretim të tillë dhe duke iu drejtuar Muratit tha se të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra, “jeni ju”.
Lexo edhe:
“Hekuran, nuk ka asnjë keqintrepretim të raportit të Bankës Botërore as nga opozita as nga ”mediet e afërta me opozitën”, është thënë fjalë për fjalë ajo çka thotë raporti i Bankës Botërore: ”vetëm 37% e popullsisë në moshë punë në Kosovë punojnë” dhe sipas këtij indikatori jemi më se keqi në rajon”, shkroi deputetja e LDK-së.
“Ndërsa sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në fund të vitit 2023 kemi pasë 440 448 gra dhe 237 123 burra jashtë tregut të punës të grup moshës 15 deri 64 vjet. Të vetmit që po keqintrepretoni e po manipuloni me shifra jeni Ju, askush tjetër, se shifrat po ju sfidojnë me shumë se mediet e opozita. Ju jeni peng i mashtrimeve e premtimeve të juja”, ka shkruar Bajrami./Arbresh.info
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...
Mimoza Kusari-Lila në Breg të Diellit: Fuqizimi ekonomik i g...
Kurti: Sivjet pritet të përfundojnë projektet e konservimit ...
Tragjedi ajrore në Kroaci: Katër të vdekur pas rrëzimit të n...
Arrestohet 37-vjeçari për djegien e një veture në Prishtinë,...
Tornado pranë bregdetit të Ksamilit