Kandidatja për deputete nga LDK, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri i Financave, Hekuran Murati ka akuzuar opozitën se po premtojnë gjëra që janë realizuar nga pozita.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami tha se Murati po e përqeshë përditësimin e programit të LDK-së ndërsa ka akuzuar ministrin se po garojnë në zgjedhje pa program.
“Hekurani, e paska përjetu rëndë tubimin e LDK-së në Gjakovë. Edhe të kuptojmë se ke pasë mendu që në vitin 2025 përseritet historia e vitit 2021. Jo zotri, ke qeverisë 4 vjet, nuk e ke asnjë sukses. Ani kush po na përqeshë që po e përditësojmë programin, ai i cili po garon në zgjedhje pa program, ai i cili e pat përditësu raportin e auditimit, disa muaj pas publikimit. Qysh mbet premtimi i Albinit për rrugën Prizren – Tetovë, a po e ndërtoni edhe njëherë?”, ka shkruar Bajrami në Facebook./Arbresh.info
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...
Nagavci s’komenton shkeljet kushtetuese, fton opozitën për s...