Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se partia e saj nuk është fare e kënaqur me grevat e sindikatave në Kosovë.
Bajrami në RTV Dukagjini ka thënë se e përkrahin grevën e tyre, dhe se përgjegjësinë kryesore sipas saj, e ka Qeveria e Kosovës.
Ajo ka thënë, se po të ishte LDK, në pushtet, çështja e grevës do të zgjidhej menjëherë.
“Ne nuk jemi të kënaqur që ka grevë. Ne e mbështesim grevën. LDK asnjëherë nuk del kundër një të drejte ligjore. Ne nuk jemi duke i fërkuar duart me atë çfarë po i ndodh zotit Kurti, sepse i kemi 318 mijë nxënës që nuk po e ndjekin mësimin. Me këtë bilanc bankar që ka sot shteti, sikur ne të ishim në pushtet, ne sot do e kishim bërë indeksimin e pagave e pensioneve në shumë prej 20%”, ka thënë ajo.
Ish-ministrja e Ekonomisë thotë se LDK përkrahë kërkesat e sindikatave që bazohen në ligj.
“Ne po kërkojmë që Kurti t’i kthejë nxënësit në shkollë pasi kjo gjë varet ekskluzivisht nga Qeveria. Në një shtet normal, Qeveria ditë e natë do të diskutonte me sindikatën. LDK, mendon që kërkesat e sindikatës, janë legjitime, kjo rrjedhimisht i bie që i përkrahim format ligjore të tyre”, ka vijuar ajo.
Ajo ka thënë se ka munguar dialogu social, që sipas saj është esencial për zgjidhjen e krizës.
Bajrami thotë se me grevën në arsim po humbin të gjithë qytetarët e Kosovës
Numri i viktimave nga protestat në Iran mund ta kalojë shifr...
20-vjeçari rumun humb jetën në burgun e Shkodrës, dyshohet p...
Grenlanda goditet nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe ...
Rama me letër të hapur për Kurtin
Pas testimit të “Skifteri K1”, Future Minds Academy prezanto...
Ndëshkohen tri lokale në Shtime për prishje të rendit dhe qe...