Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka përsëritur qëndrimin e partisë së saj politik lidhur me zhbllokimin e Kuvendit.
Ajo ka theksuar se LDK-ja nuk disponon vota për të ndryshuar mënyrën e votimit.
“Z.Dehari nuk na dha as fjalën, aty iu drejtova që mundet me na ftu edhe 48 herë, po si LDK nuk kemi vota për ndryshimin e mënyrës së votimit. Më lejoni të iu informoj që kemi mbledhur nënshkrimet e disa deputetëve. Do të dërgojmë kërkesë në ZRrE për anulimin e dy vendimeve: anulimin e vendimit për të hyrat maksimale që ka rezultuar me rritjen e çmimit të rrymës, dhe vendimin tjetër për detyrimin e 1300 kompanive për të dalur në tregun e hapur”, tha ajo.
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...