Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se inspektimi i pikave që merren me shitjen e karburanteve në Kosovë bëhet pa paralajmërim dhe se kush nuk është i kënaqur me mënyrën se si punon dikasteri që udhëheqë ajo, është i mirëseardhur që të japë një ide më të mirë.
“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Inspektoratit të Tregut, Agjencisë së Metrologjisë dhe Departamentit për Rregullimin e Tregut të Naftës angazhohet për çdo ditë për kontrollin e cilësisë dhe sasisë së karburanteve, pa paralajmëruar askënd”.
“Të gjitha atyre që kjo metodë nuk ju pëlqen i ftojmë që ta kryejnë punën e tyre dhe të bëjnë publike idetë e tyre nëse ata e dinë se cila do të ishte mënyra më e mirë për të siguruar cilësinë dhe sasinë e tregut të karburanteve dhe gjithashtu për të siguruar transparencë në punën e institucioneve”, ka shkruar bajrami në profilin e saj në facebook.
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media