Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ka akuzuar përsëri Qeverinë për korrupsion serioz, përcjell Arbresh.info.
Mes tjerash, deputetja e LDK-së ka kërkuar nga Rizvanolli dhe Kurti që të deklarohen për këto kontrata.
Postimi i plotë:
Vazhdon korrupcioni me kontrata njëburimore
Sot, me 3 qershor, 2024 sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Korporta Energjetike e Kosovës ka nënshkruar kontratën e 16-të njëburimore/pa publikim të njoftimit për kontratë me të njëjtën kompani. Pra negocim direkt 16 herë me kompaninë e njëjtë.
Derisa të premten me po të njëjtën kompani është nënshkruar kontratë në vlerë 448, 251.13 Euro, sot kontrata tjetër që u publikua nga KRPP-ja është në vlerë prej 443.638,00. Dmth. për dy muaj (qershor-korrik) shërbime të sigurimit një kompani me kontratë njëburimore merr afër 900 mijë euro.
Ky është korrupcion serioz qeveritar.
Artane Rizvanolli dhe Albin Kurti duhet të deklarohen për këto kontrata./Arbresh.info
Spitali i Mitrovicës jep detaje për gjendjen e Hysni Mehanit...
REL: SHBA’ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me...
Klubi i madh europian vendos në shitje gjithë skuadrën – për...
Trump bën deklaratë të pazakontë: SHBA shumë pranë një ilaçi...
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: ...
LVV dënon sulmin ndaj Mehanit