Shefja e Grupit parlamentar të “Nisma për Kosovën”, Valdete Bajrami, në emisionin “Info Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se gjendja në të cilën ndodhet Kosova nuk është normale.
Sipas saj, kryetari i Kuvendit dhe Qeveria nuk po i përfillë 30 deputetë dhe as 200 mijë nënshkrimet e peticionit të organizuar për pengimin e marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.
“Kryetar i Kuvendit ka bërë shkelje kur nuk e ka ftuar opozitën në vazhdimin e seancës që e ka bërë në bufe të Kuvendit. Veseli ka dalë jashtë petkut të aktrimit”, tha Bajrami.
“Ai e tregoj veten me përdorimin e shprehjeve të cilat më vjen turp t’i përsërisë”, tha deputetja Bajrami.
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...